Shumë pronarë të fasonerive në Krujë ankohen se fasoneritë nuk mund të punojnë dot me protokollin e kuq.

‘Nuk mund të zbatohet dot protokolli i kuq. Kjo sepse procesi i punës është i tillë. Nuk mund të punohet në një distancë 2 metra. Ne kështu nuk mund të punojmë dot. I bëjmë thirrje institucioneve që të kthejnë protokollin jeshil.

Në protokollin e kuq janë disa pika që nuk mund të zbatohen nga ana e fasonerive. I bëjmë thirrje qeverisë që të paguajë punëtorët”, ishte mesazhi i pronarëve të fasonerive të Krujës në emisionin “Open”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re