Një servis pajisjesh telefonike në lagjen Nr.1, në qytetin e Sarandës është përfshirë nga flākët.

Servisi në pronësi të Bexhet Munga ndodhej në katin e parë të një pallati 7-katësh dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në momentin e shpërthimit të flākëve pronarët ishin larguar në shtëpi për pushimin e drekës dhe ndërhyrja në kohë e shërbimit zjārrfikës bëri të mundur lokalizimin e zjarrit për të mos u përhapur nëpër katet e tjera të pallatit.

Ndërkohë policia është duke punuar për të zbuluar shkakun e këtij zjarri me dëme të konsiderueshme materiale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re