Autoritetet në Nigeri kanë shembur dy hotele pasi pronarët e tyre thuhet të mos kenë respektuar masat kufizuese të vëna për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Guvernatori i Shtetit Nyesom Wike, i cili mbikëqyri shkatërrimin e Hotel Edemete dhe Prodest Home të dielën, tha që operatorët kishin thyer urdhrin sipas të cilit hotelet duhet të qëndrojnë të mbyllura gjatë kësaj periudhe.

Wike shtoi se një numër i madh personash që kanë rezultuar pozitiv për virusin janë gjetur në hotele në të gjithë shtetin. Por, gjithsesi, ai nuk dha detaje nëse kishte pasur të infektuar në ndonjërin nga hotelet e rrënuara.

Ai tha se njerëzit që kishin testuar pozitivisht për virusin ishin gjetur në hotele në të gjithë shtetin. Por ai nuk tha nëse dikush që kishte Covid-19 kishte qëndruar në ndonjërin nga hotelet e rrënuara.

Menaxherët e dy bizneseve janë vënë në pranga, por pronari i njërit prej tyre ka refuzuar që hoteli i tij të ketë qenë i hapur.

Ai është shprehur:

“Hoteli nuk ishte duke operuar dhe 70% e stafit ishin dërguar në shtëpi. Në ndërtesë ndodheshin vetëm tre persona. Ata erdhën dhe po kërkonin rryshfet. Na thanë se do na linin që ta mbanim hotelin hapur nëse u jepnim para, por ne u thamë që nuk biznesi ishte i mbyllur kështu që s’kishim pse t’u jepnim para.”

Qeveria e shtetit Rivers i ka mohuar këto akuza. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re