Një gjel që ishte pajisur me një thikë për një luftë të paligjshme ka vrarë pronarin e tij në jug të Indisë.

Gjeli ia nguli thikën në ije teksa përpiqej t’i ikte. Burri vdiq gjatë rrugës për në spital nga humbja e gjakut.

Policia tani po kërkon për 15 persona të tjerë të përfshirë në ngjarjen, e cila ndodhi në fshatin Lothunur në shtetin Telangana në fillim të kësaj jave.

Gjeli u mbajt në një stacion policie para se të transferohej në një fermë. Policia tha se shpendi ishte duke u përgatitur për të marrë pjesë në një përleshje kur u përpoq t’i ikte pronarit.

Pronari i saj u përpoq ta kapte atë por u godit nga thika me gjatësi 7 cm (tre inç) në këmbën e shpendit vendosur për luftën e gjelave.

(E.H/Faxweb.al)

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re