Nuk dëgjohen shpesh raste të tilla.

Një çift shqiptarësh të moshës rreth 50 vjeç ndodhen në Gjykatën e Apelit të Larisas, në Greqi, pasi mbesa e ish-pronarit të tyre 75-vjeçar, i ka denoncuar për marrjen e bizhuterive dhe pikturave me vlerë 150 mijë euro.

Bëhet fjalë për një çështje që trajtohet prej disa vitesh në gjykatat greke, ndërsa ngjarja ka ndodhur në Volos, aty ku çifti punoi për disa kohë në vilën e shtetasit grek

Pas largimit të tij u denoncua edhe humbja e orendive të arit dhe disa pikturave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re