Pronari i kompanisë “Eurocol”, Pandeli Carapuli është paraqitur këtë të premte në SPAK.

Biznesmeni, ka lënë ambientet e SPAK i shoqëruar nga avokati i tij, ndërsa nuk ka dhënë asnjë koment për mediat.

Mësohet se ai është pyetur lidhur me vilën e shitur në emër të Igli Tares, por që cila dyshohet se ka shërbyer si ryshfet për Belinda Ballukun, pasi prona, sipas hetimeve, përdorej nga ish zëvendëskryeministrja.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re