Policia arrestoi në flagrancë pronarin e një lokali bastesh dhe llotosh sportive, i cili në ambjentet e tij, posedonte armë zjarri tip pistoletë me 6 fishekë, pa leje.

 

Në pranga nga policia e Pogradecit ra shtetasi Lavdi Çuli, 46 vjeç, banues në këtë qytet.

 

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë, kanë ushtruar në lokalin në pronësi të tij, baste dhe lloto sportive në lagjen nr 5 në Pogradec, këtij shtetasi iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë tip “Mauser” dhe 6 fishekë pa lejen e organeve përkatëse.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re