Diçka e pazakontë ka ndodhur me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, të cilët kanë përuruar shtëpitë e para të rindërtuara pas prishjes nga tërmeti.

Ata janë detyruar të heqin këpucët përpara se të hyjnë në banesën e re në Gjepalaj të Shijakut. Ndërsa nuk kanë munguar as batutat mes kryeministrit Rama dhe Ministrit Ahmetaj, ky i fundit i kishte çorapet ngjyrë të kuqe.

“Ky më ka marrë çorapet e mia, i kam pasur unë dikur, i vesh ky tani”, ka deklaruar kryeministri Rama.

Bashkebisedimi i Ramës

Edi Rama: Osman unë nuk po i heq këpucët, të më falësh

Osmani: Mirë është me i heq (qesh)

Edi Rama: Mirë është me i heq ëëë? Epo spo ta prish po i heq. Hiqi dhe ti Arben.

Osmani: Mirë se erdhët

Arben Ahmetaj: Ja i hoqëm Osman.

Edi Rama: Ky më ka marrë çorapet e mia, i kam pasur unë dikur, i vesh ky tani

Edi Rama: Tani të veshim këpucët….Hajde Arben! Ç’na bërë more Osman. Ta kishte marrë mendja t’ia hiqje këpucët kryeministrit në shtëpinë e re?! Ja si është jeta, e sheh jetën. Zbatojmë rregullat e shtëpisë.

Osmani: Rrofsh sa malet, je tepër i nderuar! Do ju percjell

Edi Rama: Po ate do e besh tani se na hoqe kepucet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re