Është një histori e një kafshe shtëpiake me të vërtetë e përkëdhelur, Lulu, një lloj qeni kufiri 8 vjeçar.

Ajo ishte shume e dashur për pronarin e saj dhe kur ai vdiq, testamenti i fundit e bëri Lulu një qen shumë të pasur.

Lulu vazhdon të bëjë roje në derën e jashtme, por tani jo sepse e ka për detyrë, por sepse ashtu ka qejf.

“Po, ajo është një vajzë e mirë”, tha Martha Burton, kujdestarja e Lulu.

Kujdestarja ka qenë me qenin për vite me radhë, pasi 88-vjeçari pronar i qenit vendosi ta trajtonte si mikeshën e tij dhe jo si qen.

Testamenti thotë: “5,000,000 $ do të transferohen pas vdekjes sime për kujdesin e Lulu.”

“Unë nuk e di vërtet çfarë të mendoj për të të thënë të vërtetën. Ai thjesht e donte shumë qenin,” tha Burton.

Testamenti specifikon: “Ky besim është të sigurojë të gjitha nevojat e Lulu. Qeni do të mbetet në zotërim të Martha Burton”.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re