Apeli i Krimeve të Rënda la në fuqi sekuestron e pronave të familjes së Klement Balilit në Sarandë. Mes tyre është edhe resorti luksoz “Santa Quaranta”, disa apartamente, troje dhe dyqane në pronësi të të afërmve të Balilit. Sekuestro u vendos nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pas akuzave ndaj Klement Balilit, ish-kreut të transporteve në Sarandë, si i dyshuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh.
 
Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi në nëntor 2017 sekuestron preventive për mos tjetërsimin e “Santa Quarantas”. Nga ana tjetër i ashtuquajturi Eskobari i Ballkanit vijon të jetë në kërkim për llogari të drejtësisë greke dhe asaj shqiptare.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re