
Niko Peleshi: Jam I bindur se askush nuk ka kuptuar asgjë. Nxorrët një video që ne e pranojmë dhe e themi me krenari se baza e Kuçovës është kthyer në një bazë të NATO-s. Është një element i shtuar jo vetëm për sigurinë kombëtare por edhe për atë rajonale. Sot që e kemi këtë bazë jemi krenarë sepse është arritje e Shqipërisë. E gjithë interpelanca është spekulim. Ka pasur ndonjë rast kur ju si deputet keni kërkuar informacion mbi këtë cështje dhe nuk keni marrë? Forcat e Armatosura në republikën e Shqipërisë, siç e dini trashëgojnë asete të një trashëgimie gjigande. Ne kemi sot që flasim, 1372 prona në emër të këtyre forcave, nga të cilat 1193 janë vënë në dispozicion të zhvillimit sepse nuk na duhen. Bëhet fjalë për një forcë të armatosur të tkurrur me më shumë se 10-fish. Nga një kohë kur ishte i gjithë populli ushtar, jemi në një kohë tjetër tashmë. Do na duhej gjithë ushtria të merrej vetëm me ruajtjen e këtyre pronave. Çështja e investitorëve strategjikë nuk është një herezi. Unë nuk mburrem me faktin që nuk kam dhënë asnjë prej këtyre pronave me qera.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb