Juristi Edmond Lala është shprehur se shumë ish-pronarë i drejtohen gjykatave për ndryshimin e zërit kadastral, një proces që sipas tij, merr kohë për të ezauruar të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Komentet Lala i bëri gjatë një interviste në Panorama TV, ku foli për ligjin e ri për kompensimin e pronave në Shqipëri.

Ai këshilloi ish-pronarët që t’i drejtohen institucioneve të drejtësisë për pjesën e 10-përqindëshit, pasi mund të marrin zgjidhje më të shpejtë, pasi sipas tij, nëse do të ankimojnë edhe ndryshimin e zërit kadastral, procesi do të zvarritet.

“Dua të sqaroj 2 momente këtu, duke mos e kuptuar rihapjen e afatit, pra ky është më tepër një sqarim për ato subjekte. Nëse një vendim i gjykatës ka dhënë, pra një kërkesë, nuk mundet më ATP ta shohë këtë vendim. Pra duhet të shohin nëse ata kanë ndjesi që ta fitojnë këtë dosje në gjykatë, apo ta rikthejnë. Varet si e shohin palët. Duhet të shohin se çfarë në interesin e tyre, ta rikthejnë sërish në ATP apo ta mbajnë.

Ajo që duhet të bëjë institucioni, të paktën duhet të japë direktiva dhe të nxjerrë udhëzime sesi duhet të veprojnë subjektet. Ose duhet t’i garantojë këto subjekte se këto dosje duhet të rishikohen deri në 2024. Nëse deri në 2024 ti e tërheq dosjen nga gjykata dhe nuk ta rishikon më ATP do të ishte një kosto e madhe për qeverinë shqiptare.

Fjala rivlerësim është sikur ta shikosh diçka nga fillimi. Subjektet pasi të rivlerësohet kanë të drejtë ankimimi në gjykatë. E drejta për t’i shkuar gjykatës po kthehet në një të drejtë abusive. Sepse t’i shkosh gjykatës pa një formulë të saktë të GJEDNJ apo GJK. Ajo që po i drejtohen gjykatës sot nuk është vlera e 10 %-dëshit plus, por për ndryshimin e zërit kadastral. E kanë të drejtën t’i drejtohen gjykatës, por kjo duhet të jetë e konsultuar me ekspertët e tyre ligjorë.

Që të shkosh në Stransburg duhet të ezaurosh më herët të gjitha hallkat e gjykatave në Shqipëri. Nëse t’i shkon për 10 %-dëshin atëherë ok. Por po shkove edhe për ndryshimin e zërit kadastral, do të bëhet një proces i vështirë dhe i ngadaltë, që do të duhet kohë për të ezauruar shkallët deri në Gjykatën e Lartë. Diku kanë qenë deri në 4 mijë raste. Po t’i përfshish të gjitha hallkat e gjyqësorit mund të jetë një shifër më e lartë”, është shprehur Lala.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re