Skip to content

Pronat, kompensim deri në 2024/ Ministria e Drejtësisë angazhohet t’i japë fund procesit pas dy vitesh

Kompensimi i ish-pronarëve nga agjencia e trajtimit të pronave do të mbyllet brenda dhjetorit të vitit 2024.

 

Premtimin e bënë drejtues të Ministrisë së Drejtësisë në Komisionin e Ligjeve, ku prezantuan projektligjin e ri.

 

Aktualisht, janë afro 7 mijë dosje ende të patrajtuara nga agjencia. Skema e kompensimit do të kryhet në respekt të vendimit të Gjykatës së Strasburgut, sipas së cilit, toka vlerësohet në kategorinë që ka pasur kur është konfiskuar, por me kushtin që pronarët të mos marrin më pak se 10% të vlerës që toka ka sot në treg.

 

Nga ky vendim preken mbi 4.600 dosje.