Propozimet e PD për vettingun/ Balla: S’ka për të pasur asnjë negociatë, zgjatja e afateve të KPK propozim i partnerëve

balla-1.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka komentuar nismën e PD-së për amendamentet për Ndryshimet Kushtetuese.

Ai theksoi se Partia Socialiste as nuk ka ndërmend të negociojë me PD-në për të arritur një marrëveshje për votat për ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e afateve të shkallës së parë të vettingut. Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, tha sot se kjo është një çështje teknike, e propozuar nga ndërkombëtarët, dhe nuk mund të lidhet me propozimet e tjera të PD për ndryshime kushtetuese.

“E kam thënë edhe seancën e kaluara që Kuvendi i Shqipërisë shumë shpejt do të ngrejë edhe një komision të posaçëm të reformës zgjedhore. Ajo që është e rëndësishme është që ne edhe në frymën e progres-raportit të sotëm të Komisionit Europian duhet të institucionalizojmë dialogun. Unë dua të theksoj se çështja e ndryshimeve kushtetuese për afatet e vettingut është një çështje jo e jona por thjesht shumë teknike për të zgjatur mandatin e këtyre institucioneve. Natyrshëm duhet ta ruajë çështja këtë nivel teknik dhe nuk duhet të futet politika. Kemi rënë një herë dakord në vitin 2016 për këtë çështje. Askush nuk dinte atë kohë se kaq shumë gjyqtarë do shkarkoheshin nga vettingu. As ka pasur, as ka dhe as nuk do të ketë negociatë për këtë. Ky është një sugjerim që ka ardhur nga partnerët që kanë shoqëruar suksesin e kësaj reforme gjatë gjithë kësaj kohe”, tha Balla duke i konsideruar propozimet e PD si një hap i rëndësishëm fakti që tashmë kemi një opozitë që ushtron mandatin e vet duke ardhur me propozime konkrete”, tha Balla.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë