Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i ftuar në studion e News 24, ndër të tjera foli edhe për propozimin e bërë nga aleatët e opozitës për krijimin e një federate.
Duka tha se kjo do të sillte një panoramë të re, por nuk mund të mjoftonte.
Sa i përket drejtimit të opozitës, Duke ftoi kush ka ego të jenë në ballë, të angazhohen dhe ndoshta në të ardhmen opozita do të ketë një lider të ri.
“E tashmja nuk është e mirë. Siç e kemi parë, e copëzuar, pa një qëllim. Natyrisht as e ardhmja nuk mund të jetë shumë e mirë. Nëse krijojmë një konfederatë të opozitës ndoshta mund të kemi një panoramë tjetër, duke pasur parasysh edhe kohëzgjatjen e maxhorancës përfshirë korrupsionin. Kjo nuk mund të mjaftojë. Nuk rrëzohet qeveria nga zullumi i vetë. Ajo mund të riciklohet.
Ata që shohin veten, të kenë ego të jenë ballë të angazhohen dhe ndoshta edhe në të ardhmen mund të kemi një lider. Lider i opozitës është Berisha që është i izoluar dhe Basha me atë pjesën e vogël, nuk mund të vijmë në pushtet në vitin 2025. Bardhi është mundur të çedojë nga personaliteti i vet, është gati të dalë në radhë të dytë pasi s’kanë asnjë perspektivë për të ardhur në pushtet. Mund të bëhen deputetë, por nuk vijnë në pushtet”, tha Duka.
