Princi i Kurorës dhe Kryeministri i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman (MBS), ka bërë thirrje për krijimin e një shteti palestinez përgjatë kufijve të vitit 1967.

Duke folur për luftën e vazhdueshme mes Izraelit dhe Hamasit, Mohammed bin Salman tha se civilët e pafajshëm po paguajnë për përshkallëzimin e dhunës.

Ai tha se Arabia Saudite kundërshton shënjestrimin e civilëve dhe thekson rëndësinë e respektimit të ligjit ndërkombëtar humanitar, si dhe nevojën për të ndaluar “operacionet ushtarake kundër civilëve dhe infrastrukturës që prek jetën e tyre të përditshme”.

“Duhet të krijohen kushte për kthimin e stabilitetit dhe arritjen e paqes së qëndrueshme që do të sigurojë një zgjidhje të drejtë për krijimin e një shteti palestinez brenda kufijve të vitit 1967 për të arritur sigurinë dhe prosperitetin për të gjithë”, tha Princi Salman.

Një dokument politikash i Hamasit i vitit 2017 sugjeroi mundësinë e përqafimit të idesë së një shteti palestinez në territoret e pushtuara nga Izraeli në Luftën Gjashtë Ditore të vitit 1967.

Këto ditë dhe Turqia po i mëshon fort idesë së krijimit të një shteti palestinez si zgjidhje.

Por Izraeli e ka refuzuar vazhdimisht kërkesën dhe kryeministri Benjamin Netanyahu ka përsëritur se Izraeli nuk do të tërhiqet kurrë në kufijtë e tij të vitit 1967.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re