Teksa ka nisur mbledhja e Komisionit për çështjet ligjore, opozita brenda parlamentit ka propozuar që 21 Janari të shpallet festë kombëtare.

Deputeti Muslim Murrizi  ka kërkuar që kjo të miratohet, me rastin e fillimeve të Kongresit të Lushnjës në vitin 1920.

Kongresi i Lushnjes i zhvilloi punimet nga 21-31 janar të vitit 1920, në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë si dhe zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re