Postimi i Plotë nga Gazetari Klodian Tomorri

Po vjen ofensiva opozitare e TVSH-se
Ne vitin 2009, qeveria e Sali Berishes hoqi tatimin mbi vleren e shtuar per sherbimet arsimore. Politika, e cila ishte pasoje e lobimit te forte nga universitetet private, pra nje lloj korrupsioni i bute, u justifikua ne publik se do te ulte cmimet per studentet duke lehtesuar familjet shqiptare nga kostoja e arsimimit te femijeve.
Taksa 20 per qind u be zero, por tarifat e universiteteve private, jo vetem qe nuk u ulen por u rriten. Rezultati i vetem i politikes ishte se permes saj qeveria transferoi 5 milione dollare ne vit nga taksat e qytetareve tek llogarite private te pronareve te universiteteve.
Kur e pa se kishte bere nje vrime te madhe ne uje, administrata e atehershme nisi te kerkonte llogari nga universitetet private se pse nuk i ulen tarifat me 20 per qind. Pergjigja e tyre ishte epike: kemi rritur cilesine e mesimdhenies. Per ata qe e kane harruar, ishte koha kur per dy dite mund te beheshe fizikant berthamor me diplome.
Historia ka tregur se politikanet dhe qeverite jane shume me iracionale se individet. Ne rrafshin individual, vetem nje idiot mund te beje te njejtin eksperiment disa here dhe te prese rezultate te ndryshme. Por politikanet dhe qeverite e bejne shpesh kete.
Ne vitin 2017 erdhi radha e socialisteve per te care TVSH-ne. Kete here ishin hotelet, te cileve u hoq tvsh e fjetjes. Justifikimi ishte serish i njejti; do nxisim turizmin dhe do ulim koston e pushimeve per qytetaret. Ne 2018-en, vit me vit cmimet e fjetjes ne hotel u rriten me 4.7 per qind sipas INSTAT.
Perdorimi i taksave si instrument per masa sociale eshte gjithmone nje politike e keqe. Madje, shume e keqe. Per tre arsye.
Se pari, ulja e taksave nuk shkon asnjehere ne ulje cmimesh per konsumatoret, por mbetet si fitim tek tregtaret dhe prodhuesit. Kjo pasi ekuilibri i cmimeve eshte shume i veshtire per t’u thyer me heqje taksash.
Se dyti, edhe sikur ulja e taksave te reflektohej plotesisht ne uljen e cmimeve, ata qe do te perfitonin me shume, do te ishin ata qe konsumojne me shume. Domethene te pasurit. Pra nga politike sociale, ulja e taksave kthehet ne nje instrument regresiv qe favorizon te pasurit duke hequr para per te varfrit nga buxheti publik.
Se treti, ne rastin e prodhimeve bujqesore, ulja e tvsh-se derrmon prodhimin vendas. Qumeshti i fermereve shqiptare do te nxirret jashte loje nga ai i fermereve serb, qe do hyje ne dogane pa tvsh. Keshtu per grurin, miellin, vezet etj.
Propozimi i opozites per te ulur ne 6 per qind tvsh-ne e shportes se artikujve baze eshte perpjekja me e gabuar qe nje opozite mund te beje per t’u dukur se po ben opozite. Sigurisht, nderhyrjet ne taksa jane politike. Dhe Edi Rama nuk eshte votuar per te ulur tvsh-ne e miellit. Madje as opozita nuk e ka patur kete ne programin e saj. Ndaj e gjitha kjo eshte eshte nje perpjekje jo serioze per t’u dukur gjalle.
Politikat sociale jane shume me efektive ne kahun e shpenzimeve. Kur rriten cmimet, qeveria kompeson shtresat e marzhinalizuara duke rritur shpenzimet e mbrojtjes sociale. Kjo eshte eficente dhe targeton pikerisht ata qe kane nevoje duke mos shperdoruar burimet publike per te financuar te pasurit.
Po. Ka nje rast kur politika fiskale mund te justifikohet si politike sociale. Eshte rasti kur shteti kontrollon cmimet dhe masa i prek te gjithe. Kjo ndodh tek cmimet e utiliteve si energjia apo uji. Nese qeveria do te ulte tvsh-ne e energjise apo ujit ne 6 per qind, fatura e cdo familjeje shqiptare per keto sherbime do te lehtesohej automatikisht me 14 per qind. Serish ata qe do te perfitonin me shume do te ishin te pasurit, por te pakten politika mund te justifikohej sepse do te lehtesonte te gjitha familjet, perfshire te varfrit.
Do te ishte shume me serioze nese opozita do te propozonte uljen e tvsh-se per energjine dhe ujin. Jane te pakten 15 vende te BE-se qe kane tvsh te zbutur per keto sherbime. Por me sa duket opozita eshte kapur ne panik dhe i duhet te tregoje se po ben opozite. Duke bere vrima ne uje.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re