Skip to content

Propozimi i PS për amnistimin e veprave penale të ndëshkuara nga GJKKO, Tabaku: Parlamenti nuk është mburojë e korrupsionit në nivele të larta

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me propozimin e Partisë Socialiste, e cila në projektligjin për Amnistinë Penale, kërkon që Kuvendi të përdoret si amnistues i veprave penale të ndëshkuara nga GJKKO.

Tabaku u shpreh se ky është një hap tjetër i PS kundër Reformës në Drejtësi dhe SPAK, ndërsa shton se Parlamenti nuk është mburoja e korrupsionit në nivele të larta dhe as amnistuesi tij.

“Propozimi i Partisë Socialiste për të përdorur Parlamentin si amnistues i veprave penale të ndëshkuara nga GJKKO është një tjetër hap i kësaj mazhorance kundër Reformës në Drejtësi dhe Prokurorisë Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Parlamenti nuk është mburoja e korrupsionit në nivele të larta dhe as amnistuesi tij! Politika, nuk është ajo që thua por ajo që bën; dhe kjo e tregon qartësisht atë që mazhoranca po bën!”, thuhet në reagimin e Tabakut.

“”