Ish ministri i Jashtëm, Paskal Milo nga studio e “Tirana Live”,  ka analizuar propozimin e kryeministrit Edi Rama për asociacionin e komunave veriore në Kosovë.

Milo është shprehur se duke menduar se është një dokument i prezantuar nga Tiranë mendohet si një propozim objektiv dhe pozitiv për Prishtinën dhe pse për momentin një gjë e tillë nuk është parë në këtë mënyrë.

Sipas Milos është një dokument që ka trazuar ujërat, duke e sjellë Tiranën më afër me diskutimin për asociacionin dhe shpresoj që të mos sjellë keqkuptime mes dy vendeve.

Ndër të tjera ai thekson se e mërkura do të jetë dhe një ditë kur gjatë mbledhjes së dy qeverive mund të ketë edhe diskutime në lidhje me këtë temë dhe me sqarimin përsa i përket pikëpyetjeve.

“Propozimi i Ramës që siç e ka deklaruar edhe se është propozim nga ekspertë ndërkombëtarë nuk i dihet përmbajtja, nuk ja dinë në Tiranë, në Prishtinë, por e dinë në kabinetit Macron, në qeverinë Gjermane dhe në Bruksel. Por ka një impakt pozitiv, nuk e di nga çfarë burimi i Brukselit por thonë se është interesant, por më shumë nuk mund të themi. I miratuar dhe i përcjellë nga Tirana mendoj se duhet që të jetë një dokument me prirje pozitive në raport me Kosovën. Në Kosovë është pritur me skepticizëm, Kurti dhe bashkëpuntorët e tij kanë shfaqur rezerva dhe nga opozita me përjashtim të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ppropozimi ka trazuar ujërat, e sjell Tiranën më afër me diskutimin për asociacionin, dhe uroj që të mos krijohen keqkuptime mes dy vendeve tona, pasi si fillim duket se këto keqkuptime janë shtuar dhe të mërkurën me 14 besoj e do të sqarohen keqkuptimet nga transparenca”, ka thënë ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re