Deputeti i LZHK, Dashamir Shehi i ftuar në emisionin ‘Log.’ për Panorama TV ka komentuar tensionet në Veri, ku tha se politika shqiptare duhet të kishte dalë më një dokument zyrtar sot në seancën plenare për të bërë të qartë pozicionin e saj, dhe jo të qëndronte vetëm pas draft propozimit të kryeministrit Edi Rama për asociacionin.

Shehi tha se Rama nuk duhet të kishte dalë me draft propozim pa u konsultuar me homologun e tij, Albin Kurtin pasi distancimi i dy shteteve e rëndon situatën.

“Parlamenti duhet të kishte paraqitur një dokument politik për këtë situatë, ne e kemi për detyrë që ta drejtojmë politikën, sidomos e atë të jashtme. Dokumentin ta kishin miratuar të gjithë, pala shqiptare nuk është në një të qartë, rrotullohet rreth propozimeve të Ramës, që janë personale. Nuk është politika serioze e një populli serioz, sot duhet të kishim dalë më një dokument, të bënim të qartë se çfarë kërkojmë nga ndërkombëtarët, Kosova përmes përcaktimit të dy a tre pikave, dhe se cili është pozicioni jonë.

Kemi një kryeministër që pa u konsultuar me kryeministrin tjetër del me propozimit të vetin, ne nuk jemi ndërkombëtarë por pjesë të një kombi.  Rama, Kurti para se të dalin me vendime të përbashkëta duhet të konsultohen me njëri-tjetrin, pasi dobësohet duke u ndarë kaq rëndë faktori shqiptar. Nuk po ndodh sot, por është situatë e agravuar prej dy vitesh dhe kjo e dëmton shumë situatën”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re