Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas emërimit të Taulant Ballës si ministër i Brendshëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se vetëm në qeverinë e kryeministrit Edi Rama ndodh që këto emërime të bëhen për të forcuar lidhjet me krimin.

“Botërisht dihet që Ministrat e Brendshëm emërohen për të luftuar krimin e organizuar. Vetëm në Qeverinë e Edi Ramës ndodh që të emërohen për të forcuar dhe konsoliduar më tej lidhjet mes krimit të organizuar dhe qeverisjes!”, ka shkruar Bardhi.

Pak minuta më parë kryeministri Edi Rama lajmëroi shkarkimin e Bledi Çuçit nga posti i ministrit të Brendshëm dhe tha se di i propozonte presidentit emrin e Ballës.

Këto lëvizje erdhën pas ngjarjes së rëndë të ndodhur gjatë këtyre ditëve në Fushë Krujë, ku të afërm të deputetit të dorëhequr socialist, Rrahman Rrajës, dhunuan brutalisht dy persona.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re