Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kokëdhima u shpreh se shumica prej tyre janë përcjellë për në banesën e fundit nga një grusht familjarësh ose në vetmi, megjithëse do të donim shumë t’u jepnim nderimet e duhura viktimave të pandemisë, por kushtet dhe masat për distancimin fizik nuk e lejojnë.

Ndaj në emër të partisë ‘Zgjidhja’ ai propozoi që në nderim të të gjitha viktimave, Shqipëria të ulë flamujt në gjysmështizë. Ngushëllime familjeve të viktimave!

Reagimi

Pandemia u ka marrë jetën deri më sot 23 shtetasve shqiptarë në Shqipëri. Nga Italia erdhën në Shqipëri 12 arkëmorte, me trupa të pajetë të shqiptarëve, që humbën betejën me COVID-19. Në SHBA deri më sot janë 9 shqiptarë të vdekur. Shumica prej tyre janë përcjellë për në banesën e fundit nga një grusht familjarësh ose në vetmi. Do të donim shumë t’u jepnim nderimet e duhura viktimave të pandemisë, por kushtet dhe masat për distancimin fizik nuk e lejojnë. Ndaj në emër të partisë ‘Zgjidhja’ propozoj që në nderim të të gjitha viktimave, Shqipëria të ulë flamujt në gjysmështizë. Ngushëllime familjeve të viktimave!

Të ulim flamujt në gjysmështizë!Koço KokëdhimaPandemia u ka marrë jetën deri më sot 23 shtetasve shqiptarë në…

Publiée par Koço Kokëdhima sur Vendredi 10 avril 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re