Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i është drejtuar me një letër 4 partive politike lidhur me paraqitjen e propozimeve për anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve.

Sipas kërkesës, PS do të propozojë dy anëtarë në cdo KZAZ, anëtarin e shtatë në KZAZ-të e renditura me numër cift dhe sekretarin e KZAZ-së, në KZAZ- të e renditura me numër tek.

PD do të propozojë: dy anëtarë në cdo KZAZ, anëtarin e shtatë në KZAZ-të e renditura me numër tek dhe sekretarin e KZAZ-së në KZAZ-të e renditura me numër çift.

LSI do të propozojë një anëtar në cdo KZAZ.

PSD do të propozojë një anëtar në cdo KZAZ.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re