Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë në Gjermani për zhvillimet politike në vend.

Lidhur me akuzat e opozitës jashtëparlamentare se mazhoranca nuk e do hapjen e listave, kreu i qeverisë tha se propozimi i bërë nga qeveria nuk është shpikje, por i referohet një modeli që e kanë disa vende demokratike.

“Propozimi nuk është asnjë shpikje. I referohet një modeli që e kanë disa vende demokratike që përdorin listat e hapura. Cdo propozim është i diskutueshëm. Uroj dhe shpresoj që opozita jashtëparlamentare të mos humbasë kohë siç e ka zakon sepse koha nuk pret. Zgjedhjet janë në 25 prill. Votimi i një ligji zgjedhor është vetëm hapja e një procesi ku pastaj do duhet të zbatohet ligji zgjedhor.

Të mos harrojmë se ne ligjin zgjedhor kemi edhe sistemin për identifikimin elektronik dhe sa më shumë humbitet kohë, aq më pak bëhet i mundur implementimi i këtij sistemi.

E përsëris. Opozita është e mirëpritur të diskutojë, të japë alternativa, por që të pengojë procesin siç e ka zakon, duhet ta harrojë, ta harrojë një orë e më parë. Nuk ka më kohë për të pritur dhe ne nuk do të presim në pafundësi”.- u shpreh Rama.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re