Skip to content

Propozohen dy rivalët e Bashës ne garë për kreun e PD



Grupimi i krijuar se fundmi si fraksioni kundër kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, do të shpallë dy kandidatët për postin e kryetarit.

Emrat e propozuar janë ish-kreu i PD në Kukës Ibsen Elezi dhe ish-anëtarja e kryesisë, Edith Harxhi. Panorama mëson se komunikimi i kandidatëve do të shtyhet për nesër për shkak të konferencës për media që pritet të mbajë sot në orën 18:00 ish-kryeministri Sali Berisha, i cili u shpall “non grata” nga DASH

Ndërkohë që Fatbardh Kadilli dhe Lulzim Basha ende nuk e ka depozituar vendimmarrjen për të garuar. As Basha nuk e ka bërë formalisht kërkesën.

Të shtunën përfundon afati për të gjithë kandidatët që synojnë të jenë pjesë e garës për kreun e Partisë Demokratike. Të dielën pritet një mbledhje e kryesisë ndërsa zgjedhjet brenda partisë mbahen më 13 qershor.






Previous articleNga dita e Hene, hyrja në Itali bëhet vetëm me barcode, si të aplikoni për ta marrë