Tomor Avdia, ish-këshilltari i Vjosa Osmanit në një intervistë për Panorama Tv ka komentuar vizitën e ish-presidenti të SHBA-ve Bill Klinton në Tiranë, ku tha se kjo ka ardhur pasi kryeministri Edi Rama kërkon një garë politike mes tij dhe Sali Berishës.

Avdia tha se edhe marrëdhënia mes Ramës dhe kreut të Kosovës po tensionohet, pasi kryeministri shqiptar kërkon të luajë rolin e kryeministrit të një vendi ku nuk është i zgjedhur.

Pjesë nga biseda:

“Vizitën e Clinton e shoh si politikë të brendshme karshi Berishës, Rama ka pasur një mangësi të madhe në axhendat politike në raport që ka arriur Berisha. Rama tentoi garë historike për të pasur diçka në axhendën e tij si politikan dhe për të rivalizuar Berishën. Clinton dha mesazhe të rëndësishme për ne, por unë e shoh si diccka të gabuar për Tiranën. Është dukur se të gjitha çështjet mund të realizohen në takime që nuk kanë peshë, dhe Serbia ka avancuar dhe ka krijuar një shtet që është armiqësor për të gjithë rajonin. Në këtë aspekt, Rama duhet të bëjë më shumë është kryeministër si anëtar në NATO. Duhet të punuar me raporte me ata që janë të përfshirë zyrtarisht në SHBA, presidentët në detyrë të jetë më prezent dhe të vendosin pikat mbi i ndaj kërkesave të qytetarëve.

Duhet që të kemi një lobim që na çon në interesat tona, Rama duhet ta mbështesë në iniciativë Kosovën në situatën që ajo ndodhet, duhet të jemi konkret. Rama ka luajtur një rol tjetër, jo mbështetës por negociator. Pra ky raport duhet të fuqizohet pasi duhet që është një përplasje e thellë e Ramës dhe Kurtit, që shkon kundër interesit tonë.

Vendimi për anulimin e Open Balkan dhe vizita e Ramës?

Vendim i vonuar por i rëndësishëm. Iniciativa ka diskriminuar, nëse Kosova do bëhej pjesë do ishte gabim i madh në raportet ndërkombëtare. Sot Kurti i tha një jo të madhe turit të Ramës, ku tha se nuk do ketë një takim përveç asaj mes dy qeverive, ka ardhur në formë kundërpërgjigje duke ia kthyer reston e anulimit të paparalajmëruar. Ky raport është drejt një përplasje të re, po tensionohet pasi protagonizmi i Ramës shkon përtej asaj që ia parashikon Kushtetuta, nuk është i zgjedhur nga qytetarët e Kosovës, nuk mund të luajë rolin e kryeministrit tona.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re