Analisti Arian Sulo në një intervistë për Panorama TV ka komentuar garën e lidershipit në PD, ku tha se nuk mund të ketë zgjedhje të kryetarit pa pasur anëtar dhe se ky hap po çon në ndarjen e partisë.

“Këta nuk kanë anëtarë dhe duan të zgjedhin kryetarin. KY është një vendim i përkohshëm, zgjedhja e kryetarit krijon klimën që mos të mbyllet situata. Ndarja është e dukshme. Është luftë për pushtet, interesi personal mbi atë të përgjithshëm, këtu e dëmshme. Edhe nëse flasin më vonë nuk i dëgjon njeri, për shkak të dobësimit dhe të bërit opozitë jo në mënyrë të fortë. Ata janë 3 grupe në parlament, si do koordinohen në parlament.

Lidhur me draft propozimin e kryeministrit Edi Rama për asociacionin në Veri të Kosovës, analisti tha se kreu i shtetit duhet të kishte sinjalizuar Prishtinën.

Sakaq shtoi se deklaratat nga pala e Kosovës se nuk kanë pasur dijeni për draftin lënë shije të keqe dhe kjo çon në thellimin e marrëdhënieve të ftohta mes dy qeverive.

Drafti i dorëzuar nga Rama, si e keni parë?

Qeveria e Kosovës duhet të ishte sinjalizuar, ndoshta e kanë pasur por deklaratat të lë shije të keqe, që thellon marrëdhëniet e ftohta e të ndara të qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë. Protagonizmi i Ramës është i njohur nuk lë moment pa e treguar, Shqipëria sigurisht ka rolin e saj në Kosovë por ne nuk mund të dalim dhe të bëjmë propozime në arenën ndërkombëtare.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re