Rreth 1100 veta janë nisur sot nga rrethi i Vlorës në drejtim të  Tiranës, simpatizantë të Partisë Demokratike që do të marrin pjesë në protestën e orës 12:00.

 

Nga dega e Partisë Demokratike Vlorë janë nisur rreth 850 persona teksa janë rregjistruar 120 automjete Nga dega e Selenicës janë rregjistruar 30 automjete me një total rreth 150-170 persona.

 

Ndërsa nga dega e Himarës janë nisur diku tek 50-80 persona teksa janë rregjistruar në degë rreth 15-20 automjete.

 

Nisja do të bëhet në mënyrë private teksa automjetet pjesëmarrëse në protestë janë rregjistruar fillimisht në degët përkatëse.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re