Skip to content

Protesta anti-Kurti nga serbët e Kosovës

273562364 644233753317822 7070707293229720423 n 600x360 1

Serbët e Kosovës, më veri të Mitrovicës por dhe në Graçanicë, protestuan kundër mosmbajtjes së votimeve në Kosovë në kuadër të zgjedhjeve serbe.

Parrullat e tyre qenë kundër të parit të qeverisë së Kosovës, që sipas tyre nuk lejoji që kjo të ndodhë.

 “Me paqe kundër dhunës së Kurtit” “Kurti nuk do t’i dëbojë serbët nga Kosova dhe028b0000 0aff 0242 5988 08da0e4f71c4 cx0 cy18 cw99 w650 r1 s Metohia”, “Duam vetëm të drejtat tona”, ishin disa nga parrullat në protesta.

Një ditë më parë, ishte presidenti Vuçiç ai që u shpreh ashpër kundër Kurtit, duke e paraqitur këtë të fundit si njeriu që është kundër serbëve të Kosovës.

Por qeveria, vetë personalisht Kurti, arsyeton se zgjedhjet serbe në Kosovë nuk ishin të ndaluara, porse nuk u arrit marrëveshje ndërmjet dy palëve për mbajtjen e tyre. Kryeministri kosovar këmbënguli që Beogradi zyrtar t’i dërgojë një kërkesë të drejtpërdrejtë qeverisë së Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve, gjë të cilën Serbia e vlerësoi si presion për njohjen e Kosovës dhe refuzoi ta bëjë këtë.