Nacionalistë serbë dolën në protesta në rrugët e Beogradit, duke kërkuar që

Miratimi i Ligjit të Fesë në Mal të Zi, i konsideruar nga Kisha e atyshme pro-serbe, por dhe Beogradi zyrtar si një ligj që kërkon të rrëmbejë pronat e Kishës, ka nxjerrë në protesta me qindra studentë në kryeqytetin serb.Protesta u organizua nga studentë të Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Beogradit, dhe u mbështet nga studentë të tjerë, raportojnë mediat e Beogradit.

Studentët thanë se u kërkuan autoriteteve që të iniciojnë një seancë të Këshillit të Sigurimit të KB për të kundërshtuar ligjin, për të tërhequr 40 ambasadorë nga përfaqësimi botëror që ndan me Serbinë dhe të deklarojnë ambasadorin e Malit të Zi në Serbi, Tarzan Millosheviç, si një “person të padëshiruar”.

Nga ana tjetër, presidenti malazez Milo Gjukanoviç, tha se diktati i nacionalizmit serb në Mal të Zi kamarrë fund. Situata u nxeh kur të enjten në mbrëmje, parlamenti malazez miratoi ligjin e përfolur, e forcat pro-serbe reaguan duke shkaktuar incidente. Ligji nxorri në rrugë duke protestuar deri dhe prifterinj të Kishës Ortodokse vendase.

Ко се стиди мајчина млијека он ће ништа бити довијека, коме отаџбина није мајка ту човјека нема ни јунака! Подршка нашој браћи! #Srbija #CrnaGora #Beograd #Podgorica pic.twitter.com/dZAbx6VXOK

— Калајџија Цвијо (@KalajdzijaCvijo) December 27, 2019

 

https://platform.twitter.com/widgets.js

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re