Vijon dita e 13 e protestës së banorëve në zonën e Astirit, në kryeqytet të cilët edhe këtë të premte kanë bllokuar rrugën, ndërsa kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut për banesat e tyre të cilat do të prishen sepse preken nga projekti për Unazën e Re.
 
Banorët e kësaj zonë në protestë kanë dhe mbështjetjen e opozitës, ku krsah tyre në portestë janë parë dhe disa deputetë opozitarë.
 
Ndërkohë të enjten ato kanë protestuar edhe para bashkisë  së Tiranë dhe kanë kërkuar takim me kreun e  bashkisë së Tiranës. Projekti i Unazës së Re parashikon prishjen e mbi 300 shtëpive dhe bizneseve në këtë zonë.
 
Banorët kërkojnë që të dëmshpërblehen 100%, ndërsa shprehen të bindur se kësaj çështje do t’i shkojnë deri në fund.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re