Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar protestën e dhunshme të udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha dy ditë më parë në selinë e PD.

Basha  tha se është falënderues ndaj atyre demokratëve që u thërritën në protestë për fasadë, e kur u bënë dëshmitar të dhunës, atëherë u distancuan.

“Nuk besoj se do ju jepja kohën për të ndarë përshtypjet e mia, kam disa mesazhe. Mesazhi i parë i drejtohet demokratëve që sot ndihen të turpëruar nga skenat e dhunës, barbarisë, të orkestruara e zbatuara nga mendja e sëmurë e Sali Berishës që u përpoq të bënte realitet atë që parlajmëroi, se nëse PD s’do të kthehej në bunker për të, atëherë PD nuk meritonte të ekzistonte. U përpoq ta bënte këtë në mënyrën më të shëmtuar. Këtë se meritonte PD.

Mesazhi i parë që kam ndaj demokratëve është që është koha të jemi afër njëri-tjetrit, të themi të vërtetat siç janë bazuar në fakte. Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Berisha s’kishte ardhur thjesht me qëllimin për të shkaktuar vëllavrasje. Kjo tentativë ndryshoi edhe ndaj qëndrimit që mbajtën demokratët. I falenderoj për braktisjen reale që i bënë Berishës për të mbuluar skandalin e madh për t’u mbrojtur nga non grata amerikane.

Ajo s’është PD, është dhuna e një njeriu që është në dëshpërim, e që këtë ankth do t’ia faturojë shqiptarëve. Është koha të rimëkëmbemi nga rrënojat e 8 janarit. Një PD ashtu siç e duan shumica e shqiptarëve, një parti normale, të hapur ndaj shoqërisë dhe halleve të qytetarëve”, tha Basha në emisionin “Pikat mbi i”.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re