Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbërritur në selinë e PD ku e kanë pritur qindra mbështetës teksa ka folur shkurtimisht për mediat.

Basha tha se ky është një mesazh që duhet ta dëgjojë mirë kryeministri Edi Rama. Basha tha se sot është një ditë historike pasi mandatet më të pastra i kthehen popullit.
Ndërsa shtoi se efekti i parë është rrethimi i parlamentit me gjemba dhe arratia e Ramës.

Është një mesazh që duhet ta dëgjojë mirë Edi Rama dhe pupacët e tij në ministrinë e Brendshme. Policia e Shtetit përbëhet nga burra e gra të keq paguar. Shumë prej tyre kanë janë detyruar të paguajnë ryshfete të majme për të mbajtur vendin e punës. Sot ditë historike, mandatet i kthehen popullit. Sot do të bëjmë realitet djegien e mandateve parlamentare. Efekti i parë është rrethimi i parlamentit me gjemba dhe arratia e Edi Ramës nga Tiranë.

Mandatet do të digjen sot, parlamenti ka mbyllur dyert në mënyrë antikushtetuese sepse nuk është më parlament dhe qeveria për sot është larguar. Ne përmes bashkimit qytetar do të bëjmë të mundur që këto mos të jenë ngjarje të vetëm një dite por të kthehen në zgjidhje politike”, deklaroi Basha.

Opozita ka thirrur sot qytetarët në një protestë kundër qeverisë, e dyta brenda pak ditës. Protesta do të mbahet para parlamentit ku që në orët e para janë stacionuar një numër i madh efektivësh policie.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re