Kreu i PD, Sali Berisha, sapo ka lënë selinë e partisë dhe i është drejtuar në këmbë Bulevardit të madh “Dëshmorët e Kombit” për tju bashkuar protestës së thirrur nga opozita para kryeministrisë.
Ai shoqërohet nga deputetë të PD, Flamur Noka, Oerd Bylykbashi.
PD zbret kështu në Bulevard, në një protestë kombëtare kundër Qeverisë, pasi ky i fundit bllokoi heqjen e imunitetit për Belinda Ballukun, duke refuzuar kërkesën e SPAK për arrestimin e saj.
Opozita nis kështu stinën e protestave kundër Ramës, siç është njoftuar nga kryedemokrati Sali Berisha.
