Skip to content

Protesta “buke” në Iran

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një rritje e mprehtë e çmimit të bukës ka ndezur protesta në Iran, gjatë të cilave disa dyqane janë djegur, duke detyruar policinë të arrestojë një numër “provokatorësh”, njoftoi të premten agjencia shtetërore e lajmeve iraniane IRNA.

Protestat u nxitën nga heqja e subvencioneve të qeverisë për miellin e importuar, gjë që çoi në një rritje të çmimit prej 300 për qind në mesin e katër kategorive të produkteve të miellit.

Norma zyrtare e inflacionit të Iranit është rreth 40 përqind dhe disa vlerësojnë se është më e lartë se 50 përqind. Gati gjysma e 82 milionë banorëve të Iranit jetojnë nën kufirin e varfërisë.

Qeveria planifikon të ofrojë kuponë dixhitalë në muajt e ardhshëm për sasi të kufizuar buke me çmime të subvencionuara. Pjesa tjetër do të ofrohet me çmimet e tregut. Produkte të tjera ushqimore do të shtohen më vonë.

Protestat shpërthyen në një numër qytetesh ku protestuesit brohoritën parulla kundër rritjes së çmimeve dhe u vunë flakën disa pikave, raportoi IRNA, referuar Reuters.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë