Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj ka reaguar në lidhje me sulmin e dhunshëm ndaj selisë së Partisë Demokratike nga mbështetësit e ish-kryeministit Berisha.

Xhaferaj deklaroi se dhuna kundër selisë blu i shërben interesave të vetëm një personi, ndërsa shton se  se 8 janari do të mbahet mend si dita e fundit e një Prtie Demokratike të kapur nga hijet dhe dhuna e së shkuarës.

“8 Janari ishte një ditë e rëndë për cdo demokrat i cili udhëhiqet nga dëshira për një Parti Demokratike gjithëpërfshirëse, të fortë dhe përfaqësuese. Dhuna përmbi selinë e PD-së dhe cdo demokrati i shërben interesave të vetëm një personi.

8 Janari do të mbahet mend gjatë si dita e fundit e një Partie Demokratike të kapur nga hijet dhe dhuna e së shkuarës. Në gjenezë, Partia Demokratike lindi për të siguruar të ardhmen perëndimore të Shqiperisë, dhe do të vazhdojë në përmbushjen e misionit të saj”, shkruan Xhaferaj në Facebook.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re