Ish-deputeti i PD-së, Gert Bogdani i ftuar në “Fax News” ka folur për protestën e shoqërisë civile në qytetet kryesore të Shqipërisë kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve të tjera ushqimore.
Bogdani thotë se protesta i dha efektet e saj pozitive pasi menjëherë është ulur çmimi i naftës madje edhe qeveria është tërhequr nga deklaratat arrogante.
Sipas Bogdanit, zgjidhja më e mirë do të ishte heqja e taksave dhe TVSH-së së naftës, ndërsa për Autoritetin e Konkurrencës i bën thirrje që të hetojë bizneset që në kurriz të shqiptarëve abuzuan me çmimet ushqimore.
Protesta nisi me çmimin e naftës 270 lekë dhe sot në ditën e tretë të protestës çmimi i naftës ka rënë 30 lekë për litër, pra protesta i ka dhënë efektet e veta. Jam i bindur nëse protestat e qytetarëve vazhdon, çmimi i naftës do të ulet edhe më shumë pasi është një rritje spekulative. Deklarata e PS që mund të jenë protesta të politizuara, është pa sens dhe i këshilloj që të dalin edhe ata. Nëse dalin në shesh shohin që aty ka qytetarë të gjitha shtresave dhe gjitha bindjeve., janë të rinj dhe familjarë me fëmijët e tyre sepse çmimi i naftës prek të gjithë secilin prej nesh, jo vetëm tek pompa e karburantit por edhe në cmimet e tjera.
Reagimi i Ramës – Kjo pakicë sic e quan kryeministri bëri që ai të ndërpresë në mes pushimet që nisi në Dubai por të kthehet në Tiranë. Bëri kjo pakicë e uli çmimin e naftës, pasi është shumica dërguese, edhe studentët e vuajnë çmimin e naftës. Arroganca e kryeministrit është për të reaguar të gjithë, në fillim deklaronin se shqiptarët të lëvizin në këmbë kurse ministret me makinë sepse i prishen takat. Ministrave naftën ja paguan shteti ndaj nuk e ndjejnë këta rritjen e çmimit të naftës. Gjysma e çmimit që paguajmë ne janë taksa të vendosura nga shteti. 120 lekë për litër janë taksa. Kur rritet çmimi i naftës, rritet edhe TVSH pasi ato lekë i shkojnë shtetit. E njëjta naftë që furnizon Kosovën dhe Maqedoninë furnizon edhe Shqipërinë. Këtu ka rritje abuzive, dhe shteti duhet të reagojë. Ligji jo vetëm që e lejon por edhe e detyron. Fakti që çmimi i naftës rritet nga të gjithë brenda natës ka dicka që nuk shkon, është marrëveshje e tyre. Autoriteti i Konkurrencës e ka detyrim ligjor për ta hetuar, shteti këtë detyrë ka kur biznesmenë tentojnë të përfitojnë nga kjo luftë në kurriz të popullit.
Kjo kam përshtypjen se e ka mendjen sa lekë marrin nga oligarkët sa marrin nga PPP. Këta kontrollojë vetëm llogaritë e tyre bankare. Kur nuk kontrollojnë dot cmimet e ushqimeve për cfarë qëndrojnë në qeveri, nuk e vrasin mendjen fare për familjarët e ndershëm që nuk garantojnë dot bukën e gojës”, tha Bogdani.
…
/faxweb
