Analistja Brizida Gjikondi, e ftuar në Abc News, komentoi gjithashtu edhe protestën e opozitës me 11 Shkurt. Sipas saj, arsyeja pas kësaj proteste nuk është çështja McGonigal por ka të bëjë me hallet personale të Berishës duke nisur nga Gërdeci, 21 Janari dhe hetime të tjera.

“Protesta gjoja po bëhet për lidhjet e Ramës me ish zyrtarin e FBI-së se ka ndikuar në DASH që Berisha të shpallet non grata. Jemi në një telenovelë të politikës shqiptare. Do t’i hedhë hi popullit….por protesta ka të bëjë dhe me hetimin për Gërdecin, për hetimin për 21 janarin dhe dosjen e ish klubit Partizani ku është dhëndri i Berishës dhe hetime të tjera. “, tha ajo.

Më tej, ajo shtoi se e lidh protestën edhe me gjyqin që pritet të bëhet për vulën e PD-së. Siç theksoi Gjikondi, Berisha kërkon që të ushtrojë presion dhe të politizojë vendimin e gjykatës.

“Ka dalë emri i gjyqtares për gjyqin e PD-së dhe janë të gjitha këto gjëra që Berisha si mjeshtër i presionit indirekt bën gjoja kundër Ramës por për të treguar dhëmbët dhe dhënë presion që nesër të ketë pasoja nga drejtësia, se ma bënë mua se jam rebel, jam kundër Ramës. Është mjeshtër që të politizojë vendimet e gjykatave.

Është një betejë personale e Berishës dhe familjarët e tij dhe për të legjitimuar veten e tij në krye të partisë dhe për të marrë letrën dhe vulën që s’e ka. Zgjedhjet po afrojnë dhe nuk ka shumë kohë fizike për të pasur letrat për të çuar vëzhgues. Duhet që pastaj të bëjë ujdi me Metën sepse ai ka letrat në rregull por një ujdi me Metën është një pazar që e dëmton sepse do të hedhë vallen që do Meta.”, tha ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re