Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ka konfirmuar pjesmarrjen e tij në protestën e thirrur në 11 shkurt të këtij viti.

 

 

Në studion e Quo Vadis Shehi tha se do të jetë i pranishëm në protest vetëm si qytetar e jo për të mbështetur idetë e kreut të PD, Sali Berisha apo kreut të PL, Ilir Meta.

 

 

Sipas tij dy janë arsyet që i bashkojnë, ‘lufta’ kundër Edi Ramës dhe zgjedhjet e 14 Majit.

 

 

“Do jemi të pranishëm në protest si qytetarë. Për të hypur në tribunën e Berishës dhe Metës nuk më pëlqen. Ne dhe ata na bashkojnë dy gjëra, lufta kundër Edi Ramës e korrupsionit qevertitar dhe zgjedhjet, deshira për të patur një kandidat vertëm në çdo bashki.

 Vetëm këto na bashkojnë, të tjerat na ndajnë, si idetë që kemi për demokraci. Rama e Berisha janë kontribuesit kryesorë të kësaj situate iunstitucionale kushtetuese që ndodhet vendi sot. Marrëveshjen për zgjedhjet, që i gjithë sistemi e paguan sot e kësaj dite këta e bënë, këta e ndan Shqipërinë në 12 provinca, e bënë të pamundur për forcat e reja politike për tu futur në garë. E sot ankohen këta!”– tha Shehi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re