Aktivisti Arben Kola në protestën kundër Edi Rama bëri thirrje që qytetarët të bashkohen dhe të dalin në shesh.
Një pjesë të rëndësishme të fjalës së tij Kola ia kushtoi zhvillimeve që lidhen me SHISH, duke e cilësuar situatën si një çështje me rëndësi ndërkombëtare.
“Fitorja më e madhe do të jetë dita që kjo qeveri mafioze të bjerë. Ndeshja që luhet këtu prej 119 ditëve kundër korrupsionit, tradhtisë dhe shitjes së Shqipërisë. Skandali i SHISH në Shqipëri është lajm ndërkombëtar…dhe në vecanti në shtetet anëtare të NATO-s ku 29 prej tyre kanë ndërprerë ndarjen e informacionit me shtetin shqiptar.. Pra ky shtet nuk ka marrëdhënie me vende të NATO-s sa i përket informacionit. Skandali i Vlora Hysenit nuk është skandal rozë, por i rënies së shtetit. Skandali në SHISH për garancia e institucioneve në Shqipëri, SHISH është institucioni i tretë më i rëndësishëm për mbajtjen e një shteti në këmbë”, tha ai.
