Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjete sociale, ka folur për protestën e 12 nëntorit.

 

Sipas tij, ndodhemi në një proces ku çdo njeri prej nesh duhet të marrë përgjegjësi të bëjë çdo gjë për një ftesë të rëndësishme të kësaj shoqërie dhe këtij vendi

 

 “Ndodhemi në një proces ku çdo njeri prej nesh duhet të marrë përgjegjësi të bëjë çdo gjë për një ftesë të rëndësishme të kësaj shoqërie dhe këtij vendi. PD është pikërisht e përqendruar në këtë kthesë në realizimin e kësaj kthese të madhe. ndaj zgjodha të flasë me ju për axhendën tonë, që konsiston në protestën e fuqishme të orës 16:00 të datës 12 nëntor në të cilën pjesëmarrja juaj, e mbarë qytetarëve shqiptarë, e të rinjve, të moshuarve, është një kusht me rëndësi për triumf.”, tha Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re