Skip to content

Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar

protesta 7

Pas fjalimeve të mbajtura para Kryeministrisë, qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës kundër qeverisë.

Marshimi është zhvendosur nga zona e Shallvareve drejt Unazës së Vogël, ndërsa protestuesit kanë përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë kabinetit qeveritar.

Qytetarët janë shprehur të vendosur për të vijuar protestën, duke deklaruar se nuk do të largohen nga sheshi pa u larguar Rama nga pushteti.