Në vazhdën e takimeve të tij parapërgatitore për protestën e 16 Marsit, kryetari i opozitës,
Lulzim Basha, pritet që ditën e martën të zhvillojë disa takime në Bashkinë e
Urës Vajgurore dhe në Berat.

Kreu i PD-së pritet që në ora 14:30 të zhvillojë një takim me fermerët në njësinë administrative të Poshnjes, Bashkia Ura Vajgurore, dhe në ora 15:30 në Berat, në vendin e quajtur “Porta e Pashait”.

Këto takime vijnë në një kohë kur Basha dhe drejtues të tjerë të opozitës po zhvillojnë
parapërgatitje për protestën e madhe të 16 Marsit që do të zhvillohet në
Tiranë.

Partia Demokratike ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestë, e cila pritet të jetë paqësore dhe pa incidente.