Qytetarët janë mbledhur sërish këtë të hënë, 15 qershor, në ditën e 16-të për të protestuar kundër investimit në Zvërnec dhe kundër qeverisë.

Qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, e më pas do të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë.

As këtë herë nuk kanë munguar pankartat dhe thirrjet e protestës për kundërshtimin e projektit të Zvërnecit.

Nën sloganin “Shqipëria nuk shitet, zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja nuk shitet”, qytetarët do të grumbullohen si çdo ditë në sheshin “Skënderbej” në orën 18:00 dhe më pas nis marshimi përpara kryeministrisë, aty ku për orë të tëra aktivistë dhe qytetarë mbajnë fjalim dhe shprehin pakënaqësitë që shoqëria ka si pasojë e klasës politike.

Ditëm e djeshme marshimi historik u mbyll me një ‘uragan’, pjesëmarrje dhe varg kilometrik qytetarësh që hodhën thirrje e parulla kundër qeverisë dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protesta e 16-të në kryeqytet/ Nis grumbullimi i qytetarëve, do

Ndryshe nga ditët e tjera, protesta e 15 u shtri deri në rrugën e Rinasit, ku mijëra qytetarë marshuan paqësisht përgjatë autostradës Tiranë-Durrës me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”.

Protesta madhështore e ditës së djeshme (14 qershor) zgjati deri në orët e para të mëngjesit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re