Teksa ndodhemi në prag të përvjetorit të radhës së ngjarjes së rëndë të 21 janarit, ish-presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, ka kujtuar deklaratat e tij atë ditë, të cilët sipas tij kanë irrituar Sali Berishës, i cili mbante portin e Kryeministrit.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, Topi tregoi se ajo që sipas tij irritoi ish-kryeministrin Sali Berisha, ishte fakti që ai deklaratën pas ngjarjes e bëri nga bulevardi, aty ku dhe u vranë 4 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

“E di dhe jam i qartë se Berishës nuk i ka pëlqyer që unë kam folur në bulevard. Vrasjet ndodhën në bulevard. Unë nuk citova që vrasjet kanë ndodhur në kryeministri, ato ndodhen në bulevard”, u shpreh ish-presidenti Topi.

Pyetje: Çfarë nuk i pëlqeu Berishës nga fjalimi juaj i parë?

Bamir Topi: Komunikimi është në momentin ku u ekzekutua qytetarët, kam dënuar dhunën, kam bërë thirrje paqe qetësi, drejtësi. E di dhe jam i qartë se Berishës nuk i ka pëlqyer që unë kam folur në bulevard. Vrasjet ndodhën në bulevard. Unë nuk citova që vrasjet kanë ndodhur në kryeministri, ato ndodhen në bulevard.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re