Skip to content

Protesta e 38 kundër Ramës/ Ironitë therëse nëpërmjet pankartave, protestuesit s’e kursejnë Ballukun: ‘Borëbardha’ me 7 hajdutë (FOTO)

fotooooooooooooooooo

Pankartat me mesazhe kundër qeverisë kanë shoqëruar edhe protestën e 38-të radhazi të opozitës para Kryeministrisë. Protestuesit kanë vijuar thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Një nga pankartat që tërhoqi vëmendjen e protestuesve paraqiste një version satirik të përrallës “Borëbardha me 7 xhuxhat”, të përshtatur në formë kritike ndaj mazhorancës.

Në pankartë shkruhej: “Borëbardha me 7 hajdutë”, ku Edi Rama paraqitej si “regjisori” i skenarit të korrupsionit, ndërsa Belinda Balluku ishte vendosur në rolin e “Borëbardhës”, e përfshirë në skandale korruptive dhe në ilustrim përfshiheshin edhe emrat e disa zyrtarëve të tjerë të Partisë Socialiste.