Avokati Spartak Ngjela ka komentuar protestën e 7 Korrikut të thirrur nga kryetari i PD, Sali Berisha kundër qeverisë.

 

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ngjela shorehet i bindur se në protestë kanë marrë pjesë më pak se 2500 persona.

 

Madje sipas tij, kësaj here Berisha nuk pati kurajo as ta thoshte numrin e pjesmarrësve.

 

 

Reagimi i plotë:

Qeshin dhe tallen në Amerikë me montimin e Saliut për pjesëmarrjen në mitingun e datës 7 korrik.

Turp!

Pse vendin absolut të optikës, elektronikës dhe kinematografisë botërore do të gënjesh ti, o Sali ziu!

Mua më thanë ekspertët se as 2500 persona nuk kanë qenë në bulevard, në 7 korrik.

Madje, më tha njëri syresh, “nuk e pe që Saliu, në klithmat e tij mitingashëse, nuk pati kurajë dot që ta thoshte numrin e mitingashëve këtë herë?!”

Kurse një tjetër më tha se: “a nuk i pe makinat që kalonin te unaza anash urës?

E nejse. Por…

Turp është, për të gjithë stacionet televizive shqiptare të Tiranës, që shiten profesionin për të gënjyer shqiptarët.

Por në këtë rast, atë që bie në sy si një gjë e trashë mendërisht, e mban brenda vetes kjo pyetje: pse, një katundar nga Tropoja që ka harruar dhe tabelën e shumëzimit, do të gënjejë shkencën e optikës amerikane?! Hahahahaha.

Kot lodhesh, o Sali! Tani të duhet të tregohesh përballues i së keqes që të ka pllakosur, por që vetë e ke kërkuar..

Mbaje parasysh për këtë rast, maksimën e Dante Alighierit: “Prendi la vita come ti viene”.

(Merre jetën ashtu si të vjen).

Kjo është e vetmja zgjidhje për hallin tënd.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re