Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka reaguar sërish në lidhje me protestën e paralajmëruar të 8 janarit.

Në  deklaratën për mediat, Basha akuzohet se do që të hedhë poshtë kuvendin dhe historinë e PD-së duke e zëvendësuar me brava dhe me shula.

“Hera e pare në historinë e demokracisë kur dikush kerkon te zëvendësojë kuvendin, anetarësinë dhe partine me hekura, brava, shula dhe vula!

Deputeti Lulzim Brava është sinonim i humbjes seriale dhe pazareve!

Ai është shembelltyra e një opozite te kapur peng.

Kjo do marre fund ne date 8 Janar!”, thuhet në deklaratën e tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re