Skip to content

Protesta e 96-të/ “Nuk jeni vetëm”, qytetarët thirrje te Komisariati 3 në mbështetje të aktivistëve: Lironi çunat, lironi gocat! Arrestoni Ramën

mine peza

Protestuesit kanë vijuar edhe mbrëmjen e sotme protestën e 96-të kundër qeverisë, duke marshuar drejt Komisariatit nr. 3, ku mbahen aktivistët e arrestuar.

Qytetarët janë ndalur te Blloku i Sigurisë në Mine Peza, ku kanë bërë thirrje për lirimin e protestuesve të arrestuar.

“Lironi çunat, lironi gocat” dhe “Arrestoni Ramën” kanë qenë ndër thirrjet e protestuesve gjatë marshimit dhe qëndrimit përpara ambienteve të komisariatit.

Protestuesit shprehen të vendosur për të vijuar qëndresën, duke deklaruar se revolta qytetare nuk do të ndalet deri në dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Marshimi drejt Komisariatit 3 është zhvilluar në kuadër të protestës së 96-të, ndërsa qytetarët paralajmërojnë vijimin e tubimeve edhe në ditët në vijim.